Presidenti i Ukrainës ka akuzuar Putinin se dëshiron të “mbys Ukrainën në gjak”, duke përfshirë atë të ushtarëve të tij.
Reagim i tij vjen pasi udhëheqësi rus urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë të vendit të tij, përcjell Telegrafi.
Duke folur për gazetën gjermane Bild, Zelensky premtoi gjithashtu se përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga trupat e Moskës do të vazhdojnë.
“Ne do të veprojmë sipas planeve tona hap pas hapi. Jam i sigurt se do të çlirojmë territorin tonë”, citohet të ketë thënë më tej ai.
Zelenskyy shtoi se nuk besonte se bota do ta lejonte Putinin të përdorte armë bërthamore në luftë.
Presidenti rus kishte paralajmëruar më herët se Moska do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur “pavarësinë dhe lirinë territoriale” të Rusisë. /Telegrafi/