Site icon Telegrafi

Zelensky akuzon Kinën se po u bën presion vendeve tjera që të mos marrin pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

Në një konferencë shtypi në forumin e mbrojtjes Shangri-La në Singapor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kina po u bën presion vendeve të tjera dhe liderëve të tyre që të mos marrin pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën.

Gjithashtu, Zelenskyy akuzoi Kinën se po ndihmon Rusinë për të ndërprerë konferencën e paqes për Ukrainën e cila do të mbahet në Zvicër.

“Rusia, duke e përdorur ndikimin kinez në rajon, po bën gjithçka për të prishur samitin e paqes”, tha Zelensky, shkruan euronews.

“Kjo është për të ardhur keq që një vend kaq i madh, i pavarur dhe i fuqishëm si Kina, është instrument në duart e Putinit”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Zelensky beson se SHBA duhet të lejojë Ukrainën të godasë Rusinë me raketa ATACMS

Bëhet e ditur se gjatë konferencës, presidenti ukrainas u kërkoi zyrtarëve të lartë të mbrojtjes që të marrin pjesë në samit, duke thënë se është i zhgënjyer nga dështimi i disa kombeve për t’u angazhuar për samitin.

Ai tha se Ukraina ka propozime për të bërë në samit, duke adresuar sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe lirimin e të burgosurve të luftës.

Ndryshe, raportohet se gjatë samitit Ukraina është e gatshme edhe të dëgjojë propozime dhe mendime që çojnë në përfundimin e luftës dhe drejt një paqeje të qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version