Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se 130 njerëz ishin shpëtuar pas bombardimit të një teatri në qytetin port të Mariupolit nën rrethimin rus, por “qindra” ishin ende të bllokuar në rrënoja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ukraina akuzoi Rusinë se goditi teatrin të mërkurën.
Dhe pas kësaj ekzistonte frika se deri në 1000 njerëz mund të kenë qenë strehuar nën tokë në kohën e shpërthimit.
Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
“Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar. Por qindra banorë të Mariupolit janë ende nën rrënoja”, tha Zelensky.
Ai premtoi të vazhdojë operacionet e shpëtimit në Mariupol “pavarësisht granatimeve” në qytetin jugor që ka pësuar shkatërrim të madh. /Telegrafi/