Site icon Telegrafi

Zekirja Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës nga Gjilani

Prishtina u mposht në shtëpi nga Gjilani me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Prishtina humbi si vendas nga golat Fiton Hajdarit në pjesën e parë dhe Gerhard Prognit në minutat shtesë të ndeshje.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i Prishtinës, Ramadani.

Lexo po ashtu Koliqi hero, Gjilani merr fitore të madhe në kryeqytet ndaj Prishtinës

“Nuk treguam grintë, nuk dhamë asgjë për të fituar. Madje, nuk dhamë as për të barazuar, shpërdoruam raste, humbëm penaltinë dhe kjo është e gjitha”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

Tutje, trajneri nga Maqedonia e Veriut ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Ballkanit, ku ka thënë se pret fitore.

Lexo po ashtu Sallah Sherifi ndihet i kënaqur me triumfin ndaj Prishtinës, ka një dedikim të madh për fitoren

“Prishtina edhe po të luaj me juniorë për objektiv e ka fitoren”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë, por që ka një ndeshje për të zhvilluar në shtëpi me Dritën. /Telegrafi/

Exit mobile version