Telegrafi

Zekiri: Falënderoj shqiptarët që votuan LSDM-në, pasi ata janë heronjtë e këtyre zgjedhjeve (Video)

Muhamed Zekiri, tanimë edhe deputeti i ardhshëm i LSDM-së, në paraqitjen e tij të parë pas zgjedhjeve, ka shfrytëzuar rastin dhe ka falënderuar shqiptarët që votuan LSDM-në, duke thënë se ata janë herojtë e këtyre zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shfrytëzoj këtë rast, pasi është paraqitja ime e parë pas zgjedhjeve të falënderoj të gjithë ata shqiptarë që dhanë votën për LSDM-në dhe për një jetë në Maqedoni, pasi ata janë herojtë e këtyre zgjedhjeve. Ata me votën e tyre duke i’a dhënë LSDM-së pamundësuan që një diktatro si Gruevski, një fashist, pamundësuan që ai të luajë me fatin e shqiptarëve dhe me fatin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zekiri.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një interviste në emisionin ClickPlus në TV21./Telegrafi/