Deputeti i Nismës thotë se është i bindur që Ramush Haradinaj do të votohet sot për kryeministër.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po tenton me kriju një situatë abnormale në Kuvendin e Kosovës, ndërsa shton se është pro debatit.
“Loja me karta të patriotizmit që po luhet në Kuvendin e Kosovës, është e turpshme “, ka thënë Zeka.
Ai madje tha se janë duke biseduar me disa deputetë të LDK-së që t’i bindin të votojnë Qeverinë Haradinaj. /Telegrafi/