Telegrafi

Zeka: Sharja ime nuk i është drejtuar deputetëve të LDK-së e as VV-së, por atyre që e lypin!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar videon ku ai fyen deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lexo po ashtu Milaim Zeka fyen Besa Gaxherrin, shanë me nënë në bufenë e Kuvendit: Ata (Lista Serbe) janë më të mirë se ju (Video)

“Sqarim per opinion

Edhe 100 seanca mu largu nga Parlamenti, nuk do ta lejoje asnje njeri me u zgerdhi kur ne flasim per njerezit tane te vrare e te zhdukur.

Nuk do t i lejoje djemte e nipat, as mbesat e Vuçiqit, me shite patriotizem te mykur, ne emrin e gjakut te Kosoves.

Lexo po ashtu Momenti kur Milaim Zeka përdor fjalë banale nga foltorja e Kuvendit (Video)

Sa per videon qe kemi polemizuar me Besa Gaxherrin, e cila pa te drejte edhte perzier ne menyren se si flas une, sharja nuk eshte drejtuar kunder deputeteve te LDK-se, as VV-se, as PAN-it, po kunder te gjithe atyre qe do ta lypin.

Ka harambasha qe shajne, fyejne e kercenojne neper koridore, siç eshte rasti i avokatit te popullit, Sami Kurteshi, i ngritur ne karrier permes PDK se, tani militant i VV-se, por aty jemi, edhe me fole, edhe me debatu, edhe me u sjelle ne baze te normave qe na i caktojne rrugaçet, dhe ciniket e Vuçiqit, te veshur me petkun patriotik!!!” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/