Site icon Telegrafi

Zeka: Puna e numrave u ba ‘çerkuz’. Nëse Haradinaj i ka numrat, hallall i qoftë, nëse jo – mandatari të jetë nga VV ose LDK. Unë e votoj Hotin e jo Kurtin!

Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se tema e diskutimit të çështjes së numrave për votimin e Qeverisë së koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), është bërë “çirkuz”.

Zeka beson se PAN do ta bëjë Qeverinë, pasi Haradinaj vazhdimisht pohon se ka votat e mjaftueshme për formimin e saj.

Ai shtoi po ashtu se ky është momenti kur në vend nuk duhet të lihet peng formimi i institucioneve, sepse një vakuum të tillë e kanë shkaktuar përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së.

”EULEX e ka çuar landën time në Gjykatën Supreme, pavarësisht se jam shpall i pafajshëm në Gjykatën Themelore. Ma mirë është ta vrasësh veten se sa ta vrasësh dikën”, thotë ai. ”Kjo puna e numrave është bë ‘çerkuz’. Unë i besoj Ramush Haradinajt. Nëse ai i ka votat, hallall i qoftë. Moralisht nëse nuk i ka, mandatar duhet të jetë Vetëvendosje ose LDK-ja dhe presidenti nuk duhet të hezitojë në këtë drejtim”, thotë ai. ”Nuk është më sekret të themi se mediat po spekulojnë. Po deri tash jam i vendosur ta votoj Haradinajn për Qeveri, por deri atëherë mund të dal një matematikë tjetër që mund të ndryshoj mendje. Tash janë aktivizuar sidomos Delawie (ambasadori amerikan) – për fat të keq e të zi tonin që ne s’merremi vesh!

Zeka madje ka thënë se nëse Hoti do të ishte kandidat për kryeministër, ai do ta votonte.

“Kurtin nuk do ta votoja, sepse ai dhe një pjesë e VV-së kanë ardhë në fuqi përmes mashtrimit patriotik, duke fol për bashkimin kombëtar që ka qenë përrallë”, thotë ai. ”Kanë fol për shamitë në shkolla, kanë fol për mbrojtje nga islamofobia e tani po shihet ‘çerkuzi’ i tyre ku kanë filluar me peticion për ndërtimin e xhamisë. Lojërat e tyre nuk më pëlqejnë, prandaj nuk e votojë Kurtin”. /Klan Kosova/

Exit mobile version