Site icon Telegrafi

Zeka: Më lehtë bëhem unë President, sesa Pacolli (Video)

Gjatë debatit në emisionin “Debat D+” në RTV Dukagjini, lidhur me zhvillimet për krijimin e institucioneve, deputeti i Nismës, Milaim Zeka,  ka komentuar marrëveshjen PAN-AKR.

Zeka ka thënë se më shumë ka gjasa ai të bëhet President i Kosovës, sesa Behgjet Pacolli apo Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka thënë se Kadri Veseli ka qenë i gatshëm të heq dorë nga posti i kryeparlamanetarit dhe që PDK të shkojë në opozitë.

Këto komente Zeka i kë bërë në emisionin Debat D+ në RTV Dukagjini, në debatin lidhur me maratonën e sigurimit të numrave për krijimin e institucioneve të Kosovës, ku gazetari Ermal Panduri në studio ka ftuar analistët Imer Mushkolaj dhe Ernest Luma si dhe deputetët Milaim Zeka (Nisma) dhe Ali Lajçi (VV). /Telegrafi/

Exit mobile version