Site icon Telegrafi

Zeka: LDK nuk ka kërkuar asgjë më shumë se dorëheqjen e Glauk Konjufcës dhe kthimin në pikën e marrëveshjes 

Ish-deputeti i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka ka dhënë versionin e tij për negociatat e sotshme mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka biseduar me zyrtarë të lartë të LDK-së dhe ata i kanë thënë se kjo parti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se sa kthimi në pikën e marrëveshjes që do të nënkuptonte edhe dorëheqjen e Glauk Konjufcës.

“LDK ka kërkuar gjithashtu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që e ka menduar për ta drejtuar Vjosa Osmani”, thotë Zeka, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se megjithatë gjasat për një koalicion mes këtyre dy partive janë minimale për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Ish-deputeti i NISMA-s thotë se Albin Kurti e ka të qartë se për Amerikën dhe shtetet e BE-së nuk janë prioritet gjëra që këta i kanë në program por atyre iu intereson vetëm dialogu me Serbinë.

“Albin Kurti është djalë i mençur dhe mjaft mirë i ka nuhatur disa gjëra”.

Zeka ka thënë se gabimi fillestar i Albin Kurtit ishte kur deklaroi që nuk do të bëjë negociata me Listën Serbe./Telegrafi/

Exit mobile version