Site icon Telegrafi

Zeka: Kosova ka pasur nevojë për një ambasador si Kosnett

Deputeti Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se Kosova ka pasur nevojë për një ambasador, sikur ky i SHBA-ve, Philip Kosnett.

Zeka, në një postim në Facebook, ka bërë krahasime të ambasadorëve të SHBA, me diplomatët amerikan që u angazhuan në kohën e konfliktit në Kosovë, Goldberg dhe Holbrooke, duke treguar se si mund të ketë dallime.

Postimi i plotë i deputetit Zeka:

“Kosova ka pase nevoje per nje ambasador si Kosnet

Krahasojeni Goldbergun gjate luftes dhe te madhin, bunduzherin e politikes, Richard Holbruk. Ky i dyti e uli ne bythe Millosheviçin.

Krahasoni ambasadoret e kaluar qe vetem i lemonin politikanet tane. Ambasadori Kosnet po i grrithe me te verteta.

Kosova ka nevoje per nje njeri te mire. Besa edhe ne pak deputete qe jemi perballe nje shumice te korruptuar, perballe nje grupi te madh politik, qe nuk po dine mu ndale bre. E shkaterruan kete vend!!!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version