Telegrafi

Zeka: Është arritur marrëveshja PAN-AKR, nesër ka gjasa të mbahet seanca

Deputeti i Nismës , pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, e ka konfirmuar për KosovaPress, se PAN ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behxhet Pacollit.

“Unë mund ta konfirmoj se është arritur marrëveshja, dhe se nesër ka gjasa të mblidhet Parlamenti”, tha Zeka për KosovaPress.

Sot kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka dal nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën.