Deputeti i Nismës , pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, e ka konfirmuar për KosovaPress, se PAN ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behxhet Pacollit.
“Unë mund ta konfirmoj se është arritur marrëveshja, dhe se nesër ka gjasa të mblidhet Parlamenti”, tha Zeka për KosovaPress.
Sot kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka dal nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën.