Telegrafi

Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Nuk dihet nëse sot do të takohen Kurti e Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës për sot i kishte vendosur afatin e fundit Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë. Por deri tani nga asnjëra parti nuk është bërë e ditur se a do të ketë takim sot nga kryetarët e këtyre partive, lidhur me arritjen e koalicionit.

Zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka, deklaroi se nuk ka ende informacion se a do të ketë takim sot, apo jo.

“Nuk kam informacion nëse do të ketë takim apo jo. Nga zyrtar të të dyja subjekteve është thënë se këtyre ditëve do të ketë”, ka thënë Manxhuka, për Klan Kosova.

Ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai cili kishte deklaruar para mediave se marrëveshja mes dy partive do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte.