Telegrafi

Zëdhënësi i UNICEF-it: Sulm pranë spitalit në Gaza, kjo është luftë kundër fëmijëve

Izraeli ka rinisur ofensivën kundër Hamasit pas prishjes së armëpushimit gjatë ditës së sotme.

Izraelitët kanë bombarduar disa caqe të militantëve të Hamasit, por duket se nuk kanë kursyer as objektet civile.

Lexo po ashtu Hamasi tha se armëpushimi përfundoi për shkak të amerikanëve dhe izraelitëve, reagon Blinken

Një zëdhënës i UNICEF-it, i cili ndodhet brenda spitalit në Gaza, raportoi se sulmi ndodhi 50 metra larg spitalit.

“Sulm pranë spitalit në Gaza. Kjo është një luftë kundër fëmijëve”, dëgjohet duke pohuar zyrtari i Kombeve të Bashkuara.

James Elder thotë se spitali më i madh funksional në territor është i mbipopulluar, duke funksionuar me kapacitet 200 për qind.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor këtu është i mbingarkuar. Ky spital thjesht nuk mund të strehojë më shumë fëmijë me lëndime lufte. Nuk mund të shohim më shumë fëmijë me djegie, me eshtra të thyera”, tha Elder.

Lexo po ashtu New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë

Ndryshe, autoritetet e Gazës raportojnë se më shumë se 6000 fëmijë palestinezë janë vrarë që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor të këtij viti. /Telegrafi/