Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i BE-së: Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë për të gjetur zgjidhje për krizën në veri

Peter Stano- zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

Në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur që vetëm që pala serbe të jap dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Lexo po ashtu Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia

Por, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende.

Në një shkri në Twitter, Stano ka thënë se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës./Telegrafi.

Exit mobile version