Site icon Telegrafi

Zëdhënësi i Abramovichit konfirmon se oligarku rus ishte helmuar

Zëdhënësi i Roman Abramovichit ka konfirmuar lajmin se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji, pas takimeve që pati  për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme të arritur me ekipin negociues të Ukrainës.

Megjithatë ai nuk ka konfirmuar se kush tjetër mund të ketë qenë objektiv, ndërkaq sot u raportua nga Wall Street Journal se tre anëtarë të ekipit negociues të Ukrainës në Kiev, kanë pasur skuqje të syve, dhimbje të vazhdueshme të syve dhe rrjedhje të lotëve si dhe zbehje të ngjyrës së lëkurës në duar dhe fytyrë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet për helmimin e Roman Abramovichit dhe tre anëtarëve të ekipit negociues të Ukrainës

Në anën tjetër thuhet se Abramovich është mirë, pasi incidenti kishte ndodhur disa javë më parë, dhe se ai do të vazhdojë të negociojë me Ukrainasit – me shpresën se do të arrijë t’i jap fund luftës.

Njerëzit e afërt me Abramovichin kanë bërë të ditur se ai ishte përfshirë në disa takime, dhe se këtë gjë po e bën duke shpresuar se do të arrijë t’i jap fund luftës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version