Në shumicën e vendeve të Evropës janë zbutur paksa masat kufizuese të vëna për shkak të pandemisë së coronavirusit, kurse qeveritë frikësohen se mund të vie deri te një valë e dytë e infeksioneve, raporton BBC.
Franca sot hapë shkollat fillore për një numër të vogël të nxënësve po hapen libraritë, sallonet e ondulimet dhe butikët. Restorantet, kinematë dhe baret do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, transmeton Telegrafi.
Në Belgjikë nga sot do të rifillojnë punën shumica e bizneseve, por gjithmonë duke respektuar distancën fizike sociale. Edhe atje restorantet, baret dhe kafiteritë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Holanda po i hap pjesërisht shkollat fillore, kurse me punë do të vazhdojnë libraritë, autoshkollat, fizioterapeutët dhe sallonet e ondulimeve.
Zvicra po i hap shkollat fillore dhe ato të mesme, kurse orët do të jenë të përgjysmuara. Punën do të vazhdojnë restorantet, libraritë, muzetë por natyrisht duke respektuar disa masa kufizuese.
Në disa rajone të Spanjës, lejohen tubimet deri në dhjetë persona, kurse ambientet e hapura dhe restorantet mund të punojnë duke respektuar distancën fizike sociale.
Edhe Anglia është duke zbutur masat kufizuese gjatë kësaj jave, derisa në Danimarkë po hapen qendrat tregtare, e në Poloni do t’i lejohet puna hoteleve. Turistët e huaj duhet t’i kalojnë dy javë në karantinë.
E vendet e tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar me zbutjen e masave kufizuese. /Telegrafi/