Telegrafi

Zbulohet tjetër varrezë masive në Bucha, viktimat ishin torturuar dhe më pas vrarë

Edhe një varrezë tjetër masive me kufomat e civilëve ukrainas është zbuluar në Bucha në afërsi të Kievit, ka njoftuar komandanti i policisë së Kievit, Andri Nebitov.

Shtatë kufoma janë gjetur në varrezën e re masive në afërsi të Buchas, ku pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni i Kievit në fillim të marsit, janë zbuluar shumë kufoma të civilëve të vrarë, transmeton Telegrafi.

“Rusët kanë torturuar shtatë civilë, më pas në mënyrë tinëzare i kanë vrarë me plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook komandanti i policisë, duke shtuar se “disa prej viktimave kishin pasur duart dhe gjunjët.

Lexo po ashtu Secila urë që të shpie në qytetin kyç të Severodonetsk është shkatërruar, thotë guvernatori ukrainas

Ai theksoi se varreza masive u zbuluar në një pjesë ku ishin të stacionuara forcat ruse – në afërsi të fshatit Mirotska, 10 kilometra në veriperëndim të Buchas dhe 35 nga Kievi.

Autoritetet tani po punojnë në identifikimin e kufomave. E sipas autoriteteve ukrainase, nga 3 qershori e deri më sot janë gjetur 1.314 trupa të civilëve që ishin vrarë nga forcat ruse në rajonin e Kievit.

Pas largimit të ushtarëve rusë nga rajonit i Kievit, ku janë zbuluar trupat e qindra civilëve ukrainas, Bucha është dëshmia më e mirë e krimeve të luftës nga rusët. /Telegrafi/