Edhe një varrezë tjetër masive me kufomat e civilëve ukrainas është zbuluar në Bucha në afërsi të Kievit, ka njoftuar komandanti i policisë së Kievit, Andri Nebitov.
Shtatë kufoma janë gjetur në varrezën e re masive në afërsi të Buchas, ku pas tërheqjes së trupave ruse nga rajoni i Kievit në fillim të marsit, janë zbuluar shumë kufoma të civilëve të vrarë, transmeton Telegrafi.
“Rusët kanë torturuar shtatë civilë, më pas në mënyrë tinëzare i kanë vrarë me plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook komandanti i policisë, duke shtuar se “disa prej viktimave kishin pasur duart dhe gjunjët.
Ai theksoi se varreza masive u zbuluar në një pjesë ku ishin të stacionuara forcat ruse – në afërsi të fshatit Mirotska, 10 kilometra në veriperëndim të Buchas dhe 35 nga Kievi.
Autoritetet tani po punojnë në identifikimin e kufomave. E sipas autoriteteve ukrainase, nga 3 qershori e deri më sot janë gjetur 1.314 trupa të civilëve që ishin vrarë nga forcat ruse në rajonin e Kievit.
Pas largimit të ushtarëve rusë nga rajonit i Kievit, ku janë zbuluar trupat e qindra civilëve ukrainas, Bucha është dëshmia më e mirë e krimeve të luftës nga rusët. /Telegrafi/