Pas Chelseat dhe Manchester Cityt, tani Manchester United po lidhet me një transferim të Rafael Leaos në janar, si zëvendësues i Cristiano Ronaldos.
Anësori është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershor të vitit 2024 dhe negociatat për një marrëveshje të re janë zvarritur me muaj.
Kërkesat e tij për paga prej 9 milionë euro në sezon sigurisht që nuk do të anulohen, derisa shënoi me prekjen e tij të parë në Kampionatin Botëror për Portugalinë.
Ai gol gjithashtu ngriti më tej profilin e tij dhe ESPN pretendon se Leao tani është në listën e ngushtë me Cody Gakpo të Holandës te Manchester United.
Skuadra e Ligës Premier ka nevojë për një zëvendësues për Cristiano Ronaldon, i cili e ndërpreu kontratën e tij me pëlqim reciprok këtë javë.
Do të ishte një situatë intriguese, pasi Leao po kërkon gjithashtu të zëvendësojë 37-vjeçarin në 11- tën e parë të skuadrës së portugezit në këtë turne në Katar.
Së bashku me kërkesat e tij për paga, çmimi i Leaos është rritur gjithashtu me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, kështu që do të ishte një minimum prej 125 milionë euro. /Telegrafi/