Telegrafi

Zbulohet pllaka në bulevardin “Bill Clinton”: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Pas përurimit të bustit të ish-sekretares Madeleine Albright, është bërë zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren Albright për kontributin e tyre.

“Mirë se keni ardhur president në shtëpinë tuaj, tek populli juaj. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa ish-presidenti Bill Clinton ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

Lexo po ashtu Clinton: Gruaja ime tallej me statujën time, ndërsa unë tani do ta bëj një fotografi që t’ia dërgoj asaj (Foto/Video)

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”.

“Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them që, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej, të ndërtojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden. Jo të brengosen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndryshe në këtë shesh do të mbillen 50 drunj nga një për secilin shtet amerikan. /Telegrafi/