Telegrafi

Zbulohet plantacioni i kanabisit në Athinë, arrestohen pesë shqiptarë

Pesë shqiptarë dhe një gjeorgjian u arrestuan nga policia greke, pasi kishin mbjellë një plantacion gjigant me kanabis sativa në rrethinat e Athinës.

Parcela me rreth 2,100 bimë narkotike u zbulua nga efektivët në fshatin Vila, ndërkohë që zona ishte pajisur me kamera dhe pajisje të tjera që të pikasnin hyrje daljet në zonë.

Për zhvillimin e këtij operacioni u angazhuan qindra efektivë policie dhe në fund të tij u sekuestruan 2,101 fidanë kanabis, mitrolozë, pistoleta, fishekë, pranga, sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, i cili dyshohet se e trafikonte lëndën narkotike në mbarë Greqinë. /A2 CNN/