Site icon Telegrafi

Zbulohet plani i transferimeve nga Chelsea para Kupës së Botës për Klube

Hierarkia e Chelseat po synon të bëjë disa transferime të hershme në aftin kalimtar të verës 2025 për pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës për Klube.

Sipas gazetarit Simon Phillips, blutë po kërkojnë të bëjnë një dy transferime përpara turneut.

Lexo po ashtu Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Edicioni i Kupës së Botës për Klube fillon më 16 qershor për blutë, të cilët do të përballen me skuadrën meksikane Club Leon në ndeshjen hapëse.

Afati kalimtar i verës hapet më 12 qershor për klubet e Ligës Premier, e cila do t’i lejojë blutë të nënshkruajnë dhe të regjistrojnë lojtarë të rinj në kohë.

Chelsea mund të shtyjë për një transferim të një sulmuesi, dhe ata kanë interesim të nënshkruajnë sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko në verë.

Me fituesit e Kupës së Botës për Klube në linjë për të fituar potencialisht 100 milionë euro, Chelsea do të përpiqet fort për të fituar turneun për të përmirësuar financat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version