Telegrafi

Zbulohet plani sekret për shkatërrimin armëve kimike në Siri – Cameron e kishte anuluar në minutat e fundit!

Një plan sekret i njësisë speciale britanike SAS për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në vitin 2013 ishte anuluar nga David Cameron, atëbotë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Së paku siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ish-udhëheqësi konservator dhe kabineti i tij u tërhoqën nga operacioni për shkak të frikës të sigurisë.

Lexo po ashtu Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)

Besohet se bastisja e armëve, të cilat janë në territorin e kontrolluar nga presidenti sirian Bashar al-Asad – mund të ketë ndaluar mizorinë e tij të fundit, që u zhvillua të martën.

Por, po sipas mediave britanike, misioni tani të mund të “ringjallet”.

Horrori i fundit ndodhi më 4 prill në qytetin e kontrolluar nga rebelët Khan Sheikhoun pas një sulmi ajror të regjimit sirian.

Bombat u lëshuan në rreth orës 6.30 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa shumë njerëz ishin duke fjetur.

Lexo po ashtu Pamje tronditëse: Sulmi me “gaz toksik” në Siri, njerëzve u del shkumë nga goja, klithma dhe panik! (Foto/Video,+18)

Deri në kohën kur shpëtuesit e Helmetave të Bardha kishin ardhur, ata gjetën njerëzit, disa të vdekur e disa të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pamjet e marra në vendngjarje tregonin civilë të shtrirë në tokë, disa në konvulsione, të tjerët të vdekur.

Një burim për mediat britanike ka thënë: “Misioni i dështuar i vitit 2013 është konsideruar si një mundësi reale e humbur”.

“Sikur SAS-it t’i jepej drita e gjelbër që mund të ketë shkatërruar aftësinë e Asadit për pasur qasje në armë kimike, do të kishte shpëtuar potencialisht jetën e qindra njerëzve të pafajshëm”.

“Ky ishte një operacion i rrezikut të lartë, por shumica e operacioneve të forcave speciale janë rrezik i lartë”. /Telegrafi/