Një plan sekret i njësisë speciale britanike SAS për të shkatërruar armët kimike të Sirisë në vitin 2013 ishte anuluar nga David Cameron, atëbotë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Së paku siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ish-udhëheqësi konservator dhe kabineti i tij u tërhoqën nga operacioni për shkak të frikës të sigurisë.
Besohet se bastisja e armëve, të cilat janë në territorin e kontrolluar nga presidenti sirian Bashar al-Asad – mund të ketë ndaluar mizorinë e tij të fundit, që u zhvillua të martën.
Por, po sipas mediave britanike, misioni tani të mund të “ringjallet”.
Horrori i fundit ndodhi më 4 prill në qytetin e kontrolluar nga rebelët Khan Sheikhoun pas një sulmi ajror të regjimit sirian.
Bombat u lëshuan në rreth orës 6.30 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa shumë njerëz ishin duke fjetur.
Deri në kohën kur shpëtuesit e Helmetave të Bardha kishin ardhur, ata gjetën njerëzit, disa të vdekur e disa të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pamjet e marra në vendngjarje tregonin civilë të shtrirë në tokë, disa në konvulsione, të tjerët të vdekur.
Një burim për mediat britanike ka thënë: “Misioni i dështuar i vitit 2013 është konsideruar si një mundësi reale e humbur”.
“Sikur SAS-it t’i jepej drita e gjelbër që mund të ketë shkatërruar aftësinë e Asadit për pasur qasje në armë kimike, do të kishte shpëtuar potencialisht jetën e qindra njerëzve të pafajshëm”.
“Ky ishte një operacion i rrezikut të lartë, por shumica e operacioneve të forcave speciale janë rrezik i lartë”. /Telegrafi/