Telegrafi

Zbulohet plani i Real Madridit për transferimet dhe largimet në verën e vitit 2024

Real Madridi do të ketë shumë punë në afatin kalimtar të kësaj vere, duke synuar të afrojë disa yje, por që duhen larguar edhe disa nga lojtarët aktual.

Më poshtë mund t’i shini transferimet dhe largimet që pritet t’i bëjë Los Blancos në verën 2024.

Transferimet

Lexo po ashtu Ka apo nuk ka marrëveshje me Real Madridin? Reagojnë nga kampi i Mbappes

Kylian Mbappe: Raportimet në Spanjë bëjnë të ditur se Mbappe me Real Madridin tashmë është një marrëveshje e përfunduar. Sipas El Chiringuito, PSG tani po punon që lojtari të largohet paqësisht nga klubi i tyre. Sagës duket se po i vjen fundi.

Alphonso Davies: Burime në Gjermani pohojnë se Real Madridi është tejet i interesuar në mbrojtësin kanadez. Thuhet se ai do të largohet nga Bavarezët dhe me skadimin e kontratës brenda një viti, kjo e bën edhe më të mundur ardhjen e tij.

Yan Couto, Antonio Silva dhe Goncalo Inacio janë ndër qendërmbrojtësit që po monitorohen nga Real Madrid. Nëse Nacho do të largohet nga klubi, Los Blancos pothuajse me siguri do të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri.

Lexo po ashtu Jo vetëm Mbappe, Real Madridi synon edhe Haalandin - zbulohet plani

Largimet

Nacho: Kapiteni i Real Madridit duket se është në xhiron e fundit në Santiago Bernabeu. Paraqitjet e tij nuk po i ndihmojnë shanset e tij për të marrë një kontratë të re pasi ai është i vetmi lojtar i Madridit që ka marrë dy kartonë të kuq këtë sezon.

Ferland Mendy: Disa burime në Spanjë dhe Francë pohojnë se Real Madridi është më se i gatshëm të shesë francezin nëse ata marrin ofertën e duhur gjatë verës. Lëndimet e përsëritura të lojtarit e kanë penguar tmerrësisht karrierën e tij madrilene.

Lexo po ashtu Tri opsionet e Real Madridit nëse zhgënjehen nga Mbappe

Luka Modric dhe Toni Kroos: Dy mesfushorët veteranë duket se po ecin drejt fundit të karrierës së tyre në Real Madrid. Los Blancos tashmë ka nënshkruar me lojtarë të mirë që mund t’i zëvendësojnë ata. Por, sipas Ancelottit, performanca e tyre këtë sezon do të përcaktojë nëse ata marrin një kontratë të re.

Joselu: Sulmuesi 33-vjeçar nuk ka zhgënjyer në huazim te Real Madridi deri më tani këtë sezon. Me nëntë gola në 25 ndeshje, pavarësisht se nuk luan rregullisht, Real Madridi thuhet se po mendon ta mbajë atë si rezervë. /Telegrafi/