Site icon Telegrafi

Zbulohet plani i ‘frikshëm’ i Ratcliffe për transferimin e Kane tek Manchester United

Një raportim i bujshëm ka pretenduar se Manchester United janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për të nënshkruar me Harry Kane dhe mund të bëjnë një ofertë astronomike në vlerë prej 250 milionë eurosh.

“Djajtë e Kuq” kishin shprehur interesim për kapitenin e Anglisë gjatë verës së 2023, por nuk ishin në gjendje të përballojnë çmimin e kërkuar nga Tottenhami, por këtë e bën Bayerni edhe e sollën atë në Gjermani.

Sidoqoftë, siç raporton FootballTransfers, United janë të gatshëm të ringjallin interesimin e tyre për Kane në mesin e pikëpyetjeve të ngritura mbi të ardhmen e Thomas Tuchel në “Allianz Arena”.

Është thënë se Manchester United do të bëjë një hap para drejt këtij qëllimi vetëm në rast se Kane shpreh dëshirën e tij që të rikthehet në Ligën Premier, përkundër faktit që ka kontratë me bavarezët deri në 2027.

Për ta bërë të mundshëm transferimin e tij, Jim Ratcliffe, i cili pak kohë më parë ka blerë 25 për qind të aksioneve të United, është i gatshëm që të ofrojë deri në 250 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Man United i cakton çmimin final Greenwoodit, dy gjigantë evropian kanë shprehur interesim

Përveç Kane, një tjetër futbollist që klubi anglez po e ndjekin është edhe Frenkie De Jong dhe kjo nuk është hera e parë pasi që edhe më herët kishte pasur tentativa për transferimin e tij, por Barcelona nuk e kishte lejuar largimin e tij.

Në mesin e lojtarëve të tjerë në orbitën e United janë edhe Marcus Edëards (Sporting Lisbona), Michael Olise (Crystal Palace), Jarrad Branthwaite (Everton)./Telegrafi/

Exit mobile version