Site icon Telegrafi

Zbulohet plani i Chelseat për prezantimin e Caicedos

Chelsea është duke punuar intensivisht për nënshkrimin e Moises Caicedo.

Brighton njoftoi dje se ata kishin pranuar një ofertë prej 128 milionë euro nga Liverpooli për reprezentuesin ekuadorian.

Megjithatë, Caicedo e ka refuzuar lëvizjen pasi dëshiron të bashkohet me Chelsean.

Lexo po ashtu Nuk ishte Caicedo: Kush mendohet se e dështoi kalimin e mesfushorit te Liverpooli

Si i tillë, Chelsea është në bisedime me Brighton për një marrëveshje prej 133 milionë euro për mesfushorin- me synimin për të mbyllur marrëveshjen sot (e shtunë).

Bëhet e ditur se klubi londinez ka plane të prezantojë Caicedo të dielën përpara ndeshjes së tyre hapëse në Ligën Premier pikërisht kundër Liverpoolit.

The Secret Scout raporton: “Chelsea dhe Brighton sonte po përpunojnë strukturën e pagesave për transferimin e Caicedos… po realizohet”.

Lexo po ashtu Pse Caicedo refuzoi Liverpoolin për të kaluar te Chelsea

“Caicedo u ka dërguar mesazh lojtarëve të afërt të Chelseat” ‘Do të shihemi së shpejti’”.

“Ata duan që ai të bëjë një ecje nëpër Stamford Bridge të dielën kundër Liverpoolit. Saga e pabesueshme është afër përfundimit”, ka shtuar më tej faqja që merret me raportimin e transferimeve dhe zbulimin e talentëve të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version