Telegrafi

Zbulohet para kohe fituesi i ‘Golden Boy’ (Foto)

Sonte do të shpallet lojtari më i mirë i ri i vitit nga FIFA, derisa në garë janë Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Gabriel Jesus.

Por çmimi për këtë futbollist është zbuluar para kohe nga e përditshmja italiane ‘Tutto Sport’.

Është super talenti francez i Paris Saint Germain , Kylian Mbappe që ka fituar këtë çmim.

Sulmuesi anësor i PSG-së, ka lënë mbrapa bashkëkombësin e tij Ousmane Dembele që pati gjithashtu një vit të jashtëzakonshëm dhe brazilianin Gabriel Jesus.

Mbappe ka filluar shkëlqimin edhe me Paris Saint Germain

Mbappe shkëlqeu edicionin e kaluar me fanellën e Monacos si në Ligue 1 ashtu edhe në garat evropiane.

Reprezentuesi francez iu është bashkuar Paris Saint Germainit gjatë afatit kalimtar të verës si huazim me të drejtë blerje prej 185 milionë euro.

Gjithsesi FIFA sonte do ta zyrtarizojë Mbappen si lojtarin e ri më të mirë me një ceremoni që fillon nga ora 20:30. /Telegrafi/