Telegrafi

Zbulohet paga e majme e Koulibalyt te Al Hilal

Kalidou Koulibaly është larguar zyrtarisht nga Chelsea, pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Mbrojtësi senegalez ka kompletuar transferimin te Al Hilal, me këta të fundit që kanë paguar 20 milionë euro për kartonin e tij.

Koulibaly ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë jashtë asaj që mund të imagjinohet.

Lexo po ashtu Chelsea zyrtarizon largimin e Kouliblayt

Mbrojtësi qendror do të fitojë plotë 25 milionë euro në vit, duke u bërë ndër lojtarët më të paguar në Superligën e Arabisë.

Ai tashmë ka pozuar në fanellën e Al Hilal, ndërsa nga liga arabe po tentojnë të shtojnë edhe yje të tjerë që luajnë në Evropë. /Telegrafi/