I “varrosur” poshtë disa mbeturinave, kjo veturë e rrallë ka mbledhur pluhur për 30 vite.
Në garazhIn e familjes nga Surrey i Londrës, është zbuluar vetura e prodhuar në vitin 1929, kur ata kanë dashur ta largojnë atë.
Veturën që ka qenë gjithmonë pronë e familjes që mbetet e paemëruar, ata kanë dashur ta shesin për 20 mijë euro, sepse e kanë konsideruar si të padobishme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, specialisti veturave të vjetra, Rob Hubbard, ka thënë se Bentley ka një vlerë shumë të madhe, sepse është një model i rrallë.
Pas disa intervenimeve të vogla, kjo veturë do të vihet në ankand me çmim fillestar prej 400 mijë eurove. /Telegrafi/