Telegrafi

Zbulohet motivi i vrasjes së ministrit të Ugandës nga truproja e tij

Një truprojë qëlloi dhe vrau një ministër të qeverisë në Ugandë të martën herët në një mosmarrëveshje të dukshme private, sipas ushtrisë dhe mediave lokale.

Sulmuesi, i cili nuk është identifikuar publikisht, më pas ia ktheu armën vetes, sipas transmetuesit shtetëror UBC dhe të tjerëve, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, viktima, Charles Engola, shërbeu në qeverinë e presidentit Yoweri Museveni si ministër. Ai ishte një kolonel ushtrie në pension.

Lexo po ashtu Ushtari në Ugandë qëllon për vdekje politikanin që ruante, pastaj vret veten

Zëdhënësi i ushtrisë Brig. Felix Kulayigye tha në një deklaratë të shkurtër se një “incident i pafat” çoi në vrasjen e Engolas.

“Ne do të informojmë publikun për detajet ndërsa hetojmë së bashku çështjen”, citohet të ketë thënë Kulayigye.

Të shtënat ndodhën brenda shtëpisë së Engolas në një periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala.

Motivi nuk ishte menjëherë i qartë, por shtypi lokal tha se kishte pasur një mosmarrëveshje të dukshme mbi pagat e rojës.

“Dëshmitarët pohojnë se ushtari po bërtiste se nuk ishte paguar për një kohë të gjatë, pavarësisht se punonte për një ministër”, raportoi gazeta online NilePost. /Telegrafi/