Është shuar një tjetër kuriozitet i madh për të ditur se kujt i dha fanellën Lionel Messi pas ndeshjes së Inter Miamit me Cruz Azul.
Skuadra e MLS mundi La Maquina 2-1 në startin e Kupës së Ligës dhe disa lojtarë pozuan me fanellën me numrin 10, pa e ditur se kujt ia dha argjentinasi.
Edhe Kim Kardashian ka treguar edhe një fanellë të yllit të futbollit të firmosur dhe dedikuar për djalin e saj, Saint.
Por, ka një video që tregon se kujt i dha fanellën Messi në fund të lojës: Carlos Rotondi, sipas një videoje nga Silvia Rotondi, nëna e futbollistit, raporton ESPN.
Sipas nënës së lojtarit, ishte falë Lisandro Martinez që Carlos Rotondi mori fanellën e shumëpritur.
Rodo është shumë i afërt me yllin e Manchester United, i cili luan për kombëtaren, ata luajtën së bashku në Newell’s, dhe prej andej mbetën gjithmonë miq.
Ai foli me Lisandro, ai i tha të fliste me Messin për të parë nëse kishte mundësi që ai të’i dhuronte fanellën e tij. /Telegrafi/
YA SABEMOS QUIÉN DEL CRUZ AZUL SE QUEDÓ CON LA CAMISETA DE MESSI… 😏🔥
📹 Vía: Silvia Rotondi pic.twitter.com/IYztRMu1Rd
— Futbol Picante (@futpicante) July 22, 2023