Telegrafi

Zbulohet mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën Fifit?

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja Fifi është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për muzikën e saj.

Ajo ka qenë gjithnjë e përfolur për projektet e saj muzikore, e shumë pak për jetën private.

Megjithatë së fundmi, një dedikim i bërë në rrjetin social Instagram ka ngritur dyshimet se ka diçka të re në jetën e këngëtares nga Prishtina.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për disa fjalë dashurie të publikuara në InstaStory, në të cilat Fifi ka etiketuar edhe një person.

Foto: Fifi/InstaStory

“Krejt çka dua n’jetë është vëmendja jote dhe veç e jotja; Nëse duhet me luftu ka me luftu; Nëse duhet me u çmend, kam me u çmend; Nëse duhet të bëhem palaço, do të bëhem palaço; Me t’pa ty duke qeshur krejt i boj! Ama dorë nga ty s’heq dot kollaj”, kanë qenë fjalët e shkruara nga Fifi.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka etiketuar në këtë postim një djalë me emrin Xhuljo Tabaku.

Foto: Fifi/Instagram

Fansat kanë aluduar menjëherë në një lidhje të mundshme mes këngëtares dhe djaloshit nga Tirana, i cili ndan një jetë mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Një dedikim i tillë romantik duket të jetë tipit për dikë që ka nisur një lidhje të re, megjithatë Fifi ende nuk ka komentuar mbi këto fjalë dashurei të publikuara në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/