Lionel Messi është bërë kryelajm në media pasi argjentinasi u tradhtua edhe një herë nga nervat.
Pas incidentit ndaj Valencias, ylli i Barçës ka dal nga kontrolli në fund të takimit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pasi u ofendua në tunel nga një lojtar i klubit anglez.
Sipas medias braziliane Globoesporte, lojtari që e ka ofenduar yllin e klubit katalunas dhe e ka detyruar Messin të ngritë zërin dhe të thotë “Hajvan, hajde këtu e ma trego fytyrën!” dhe më pas të futet në dhomën e zhveshjes të Cityt duke e kërkuar atë, është Fernandinho.
Mesfushori ishte një nga lojtarët kyç të Man Cityt në fushë, braziliani gjatë një momenti edhe e ka rrëzuar në zonë Messin, por gjyqtari nuk akordoi penallti.
Gjithsesi që Lionel të qetësohet në dhomat e zhveshjes u nevojit ndërhyrja e Sergio Agueros. /Telegrafi/