Reperi i njohur Capital T, prezantoi të premten projektin e tij më të ri muzikor “Je t’aime”.
Kënga e zhanrit baladë dhe RnB është pritur tejet mirë nga publiku, teksa kishte pritshmëri të mëdha që në momentin që u paralajmërua.
Kapo ditë më parë kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga xhirimet e klipit, ku shfaqej bashkë me një vajzë misterioze para Kullës Eiffel.
Vajza e cila që në moment të parë u aludua si bukuroshja që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën reperit, në fakt është vetëm protagoniste në klipin e tij.
Ajo quhet Vika Gosh dhe ka qenë e ftuar speciale për të marrë pjesë në klipin e ri “Je t’aime”.
Kapo përndryshe vazhdon të jetë beqar, ndonëse shumë prej këngëve të tij i dedikohen dashurisë. /Telegrafi/