Site icon Telegrafi

Zbulohet koha kur do të prezantohet Mbappe si lojtar i Real Madridit

Nuk ka ende një marrëveshje, të paktën zyrtarisht, që Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid kur t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germain, por Los Blancos tashmë po bëjnë plane për ardhjen e tij.

Mbappe është i vendosur për një verë plot tension këtë vit, me ndryshimin e vendit për herë të parë në jetën e tij, si dhe Euro 2024 në Gjermani me Francën, dhe një Olimpiadë në shtëpi në Paris, të gjitha para fillimit të sezonit të La Ligas, nëse ai me të vërtetë lëviz.

Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik, ndërsa Olimpiada do të fillojë 10 ditë më vonë, pra zhvillohet nga 24 korrik deri në 10 gusht. Sezoni spanjoll nis zyrtarisht gjashtë ditë më vonë.

Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa larg do të arrijnë Mbappe dhe Franca në këto dy gara, kjo i lë pak kohë Los Blancos për t’i dhënë atij mirëpritjen e superyllit që pa dyshim duan.

Lexo po ashtu Ironi dhe humor, Florentino Perez me hezitim të madh për transferimin e Mbappes dhe Daviesit

Po kështu, nëse ai shkon në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Mbappe ka të ngjarë të humbasë të gjithë turneun e tyre parasezonal në SHBA.

Sipas gazetës Marca, nëse Mbappe ose Real Madrid arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 Qershor, atëherë prezantimi i tij si një nënshkrim i ri – me të gjitha gjasat në një Santiago Bernabeu të mbushur plot – do të jetë javën e ardhshme midis 3 dhe 6 qershorit, para se të bashkohet me Francën.

Nëse nuk arrijnë në finale, atëherë do të jetë një javë më parë. Me Taylor Sëift që luan në Santiago Bernabeu në datat 28 dhe 29, ka të ngjarë të jetë me 30 ose 31 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version