Telegrafi

Zbulohet klauzola speciale e Mbappes në kontratën me Real Madridin

Kylian Mbappe mund të quhet lojtar i Real Madridit, ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi.

Sulmuesi francez do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të muajit qershor, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale skadon më 10 qershor, ndërsa 25-vjeçari nga 1 korriku i këtij viti mund të prezantohet si lojtar i Real Madridit.

Lexo po ashtu Derisa po qëndronte në banikën dhe PSG ishte duke humbur - shikoni çfarë bëri Mbappe

Fabrizio Romano tani ka raportuar se në kontratën e Mbappes me Los Blancos do të jetë një klauzolë speciale e përfshirë.

Aty, sipas ekspertit të transferimeve – thuhet se nëse francezi e fiton Topin e Artë si lojtar i klubit spanjoll, atëherë do të fitojë një bonus tjetër të majm.

Natyrisht se Mbappe do të fitojë fillimisht një bonus nënshkrimi si lojtar i lirë, në një kontratë pesëvjeçare në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/