Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur emrat e pilotëve që humbën jetën si pasojë e përplasjes së aeroplanëve stërvitor në rajonin Zhytomyr.
Bëhet fjalë për pilotët Vyacheslav Minka, Serhiy Prokazin dhe Andriy Pilshchikov i njohur me nofkën “Juice”, transmeton Telegrafi.
Incidenti kishte ndodhur të premten gjatë një misioni.
The Armed Forces of #Ukraine published the names of the pilots who died as a result of the plane crash in the #Zhytomyr region
These are Major Vyacheslav Minka, Major Serhiy Prokazin and Captain Andriy Pilshchikov. https://t.co/4lOeuazjht pic.twitter.com/4wlorVvmqN
— NEXTA (@nexta_tv) August 27, 2023
“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy aeroplanëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, patën deklaruar Forcat Ajrore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, ka paralajmëruar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat e përplasjes së dy aeroplanëve luftarak ukrainas. /Telegrafi/