Telegrafi

Zbulohet emigranti i fshehur, në pjesën e pasme të veturës (Foto)

Policia ka publikuar fotografinë, ku shihet një i ri, i futur në pjesën e pasme të veturës, në përpjekje dëshpëruese që të hyjë ilegalisht në Evropë.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit, Policia kufitare në Spanjë ka zënë tre të rinj, që ishin futur në pjesë të ndryshme nëpër vetura të trafikantëve, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit po marrin shuma enorme parash, për t’i sjellë adoleshentët nga Afrika për në Spanjë.

Të rinjtë që janë 15-16-vjeçar, kanë qëndruar për një kohë të gjatë nëpër vetura, duke sfiduar kushtet klimatike, gazrat dhe rreziqet e ndryshme që sjell udhëtimi në vend jo adekuat. /Telegrafi/