Telegrafi

Zbulohet e vërteta, Icardi ka marrëveshje me gjigantin spanjoll

Mauro Icardi si duket po i numëron ditët e tij të fundit tek Interi.

Sulmuesi argjentinas mund të rikthehet përsëri në Spanjë aty ku mori hapat e parë të karrierës në akademinë e Barcelonës.

Por jo te Barcelona, Icardi ka marrëveshje me skuadrën e madhe spanjolle Atletico Madrid.

Ka qenë e përditshmja madrilene, AS që ka njoftuar se bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara do të jetë gjatë ditëve në vijim në Ibiza për tu takuar me agjentët e Atletico Madrid.

Por për ta bindur Interin, finalisti i Ligës së Kampionëve i duhet mjaftë punë pasi argjentinasi është kapiten i Nerroazzurrëve.

Besohet se transferimi i Icardit në ‘Vincente Calderon’, mund të ndodhë për 40 milionë euro. /Telegrafi/