Ai është pa dyshim një prej këngëtarëve shqiptarë më të pëlqyer nga vajzat.
Pamja e tij, muzika e deri tek detajet më të vogla e shndërrojnë Butrint Imerin në të preferuarin e shumëkujt.
E vetë, përkundër disa thashethemeve dhe pranimit të aferave me kolege, Butrinti nuk na ka njohur deri tani me ndonjë vajzë që mund t’ia ketë marrë zemrën.
Por, javëve të fundit, një e tillë ka marrë vëmendjen e fansave në rrjete sociale. E.G (emër i njohur për redaksinë e Prive) e cila akoma nuk është 18 vjeç ka disa javë që poston fotografi ku shfaqet tejet e afërt me këngëtarin simpatik.
Tutje, mbishkrimet si ‘Dashuria’ dhe ‘Ai më zbukuroi gjithë vitin.
Një mbrëmje e paharrueshme’ në fotot me Butrintin kanë vulosur ndër fansa të këngëtarit se dyshja janë çift që po shijojnë relacion që tejkalon miqësinë apo raportin e rëndomtë me fanse.
Momentalisht, nuk ka ndonjë prononcim nga protagonistët që duket se janë mjaftuar me këto postime dhe fotogra të përbashkëta.
Të jetë kjo vajzë ‘Bella’ e vërtetë e Butrinitit?! Le ta dëshmojë koha… /Prive/