Liverpooli është kampion i Ligës Premier tash e gati tre javë, por ata janë akoma një javë larg ngritjes së trofeut.
Kur Chelsea mundi Manchester Cityt me rezultat 2-1 me 25 qershor, Reds më në fund u shpallen kampion të Ligës Premier, pas 30 viteve.
Atë natë, pamë lojtarët të festonin në mënyrë të egër, ndërsa të gjithë u mblodhën në një hotel ndërsa tifozët nuk iu bindën udhëzimeve të distancës sociale për t’u mbledhur jashtë stadiumit Anfield.
Festimet mund të kenë vdekur, por ndjenja e euforisë ndoshta nuk ka vdekur ende.
Të jesh kampion i kurorëzuar ka ndikuar me siguri në formën e ekipit të Jurgen Kloppit pasi ata që nga atëherë janë tronditur nga Manchester City dhe kanë barazuar në shtëpi te Burnley.
Por, asgjë nga kjo nuk do të ketë rëndësi kur ata të marrin në duart e tyre trofeun e Ligës Premier të mërkurën tjetër pas ndeshjes kundër Chelseat në Anfield.
Por si do ta bëjë Liverpooli prezantimin e trofeut të tyre pa tifozë brenda stadiumit?
Javën e kaluar, komentatori i BBC-së, Conor McNamara vuri re se disa nga flamujt në Kop ishin duke u hequr tashmë për t’i bërë vend podiumit.
“Ata po heqin disa nga banderolat në fundin e Kopit në Anfield … me sa duket për të ndërtuar një skenë/podium për prezantimin e trofeut të Ligës Premier”, ka shkruar ai në Tëitter. /Telegrafi/
They are taking down some of the banners in the Kop end at Anfield… apparently in order to build a stage/podium for the Premier League trophy presentation… 👀#bbcfootball pic.twitter.com/Xh2L79gXwr
— Conor McNamara (@ConorMcNamaraIE) July 11, 2020