Telegrafi

Zbulohet befasia, Blero së shpejti sjell “La Vida Loca 3” (Foto)

Këngëtari i njohur Blero pas shumë angazhimeve këtë verë, do të sjellë së shpejti edhe një tjetër projekt.

Ai ka ditë të tëra që publikon fotografi në rrjetet sociale duke paralajmëruar “diçka të madhe”, por pa e treguar në detaje se çfarë është.

Blero paralajmëron diçka të madhe. Foto nga InstaStory

Megjithatë, këngëtari shuajti kureshtjen me fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, në të cilën paralajmëron ardhjen e projektit të ri “La Vida Loca 3”.

Telegrafi mëson nga burime pranë këngëtarit, se bëhet fjalë për një këngë, pjesë e së cilës do të jenë edhe katër emra tjerë të njohur nga estrada.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dy projektet e para të “La Vida Loca” kanë pasur shumë sukses, dhe janë pëlqyer në mesë të madhe.

Mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e radhës e këngëtarit në projektin e tij të ri. /Telegrafi/