Telegrafi

Zbulohet baza e madhe sekrete ushtarake ruse, atje modifikohen dronët iranian Shahed

Rusia po prodhon mijëra dronë iranianë në një bazë të madhe ushtarake sekrete, tregojnë dokumentet që kanë “rrjedhur”.

Inxhinierët në objektin Alabuga në Tatarstan, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës, synojnë të prodhojnë rreth 6,000 dronë deri në vitin 2025, raportoi Washington Post.

Megjithëse prodhimi është vonuar, ekspertët besojnë se kjo mund të nënkuptojë se qindra dronë Shahed do të drejtohen në objektivat ukrainas në të njëjtën kohë, në vend të dhjetëra që përdoren aktualisht në sulme.

Dokumentet tregojnë se punonjësve, disa prej të cilëve u janë konfiskuar pasaportat për t’i penguar ata të largohen nga vendi, përdorin emra të koduar për t’iu referuar projektit.

Lexo po ashtu Inteligjenca amerikane thotë se Ukraina do të dështojë të përmbushë objektivin kryesor gjatë kundërofensivës

Dronët janë “varka”, ngarkesat shpërthyese janë “parakolp”, ndërsa Irani është alternuar “Irlanda” ose “Bjellorusia”, transmeton Telegrafi.

Programi ishte një sekret shtetëror i ruajtur mirë, pavarësisht se ai zhvillohej në një ambient me madhësinë e 14 fushave të futbollit, e cila do të duhej të zgjeroheshin më tej.

Programi trefazor filloi në vitin 2023. Dronët e çmontuar nga Irani po përmirësohen në Alabuga. Aktualisht janë në fazën e dytë, duke i prodhuar vetë kutitë, por duke i pajisur me elektronikë iraniane.

Në fillim të vitit të ardhshëm, objekti do të fillojë prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot duke përdorur materiale dhe përbërës rusë. /Telegrafi/