Juventus raportohet se kishte skautët që shikuan ndeshjen Feyenoord- Milan në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma për të monitoruar nga afër performancën e qendërmbrojtësit David Hancko, i cili mbetet një objektiv kryesor për Bianconerët gjatë verës.
Sipas raporteve nga Calciomercato.it, përfaqësues nga Juventus ishin të pranishëm për të parë humbjen e Milanit ndaj Feyenoord në “De Kuip” për të mbajtur një sy nga afër Hanckon, i cili kishte qenë afër lëvizjes në “Allianz Stadium” në janar.
Gazeta italiane pretendon se Juve do të dërgojë staf për të parë Feyenoordin dhe Hanckon përsëri kur ata të përballen me Milanin për ndeshjen e kthimit në “San Siro” javën e ardhshme.
Juve kishte shpresuar të rrëmbejë 27-vjeçarin në janar, por Feyenoord insistonte për një tarifë mbi 30 milionë euro, ku bardhezinjtë nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshjen.
Juventusi është ende shumë i interesuar për të sjellë Hanckon në Torino. Në fakt, Calciomercato pretendon se Cristiano Giuntoli dhe Thiago Motta e duan atë për fillimin e Kupës së Botës për Klube në qershor.
Thuhet se ekziston një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 3 milionë euro në sezon në paga. /Telegrafi/