Javier Mascherano ka shpjeguar arsyen pse Lionel Messi ka munguar për ndeshjen e tretë radhazi të Inter Miamit, me këta të fundit që regjistruan një fitore minimale 1-0 ndaj Charlotte.
Ylli argjentinas ishte një ndër më të dalluarit në fillim të vitit 2025, duke shënuar golat e tij të parë në ndeshjen ndaj Sporting Kansas City në kuadër të CONCACAF, teksa u paraqit edhe në barazimin 2-2 ndaj New York Cityt.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë megjithatë, nuk ka marrë ndonjë minutë që nga 25 shkurti.
Messi u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar në fitoren e Inter Miamit ndaj Houston Dynamo si dhe në takimin ndaj Cavalier në kupë, para se të rikthehej në bankë për sfidën ndaj Charlotte.
Ai nuk u inkuadrua fare në atë sfidë, pavarësisht se Inter Miami kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë pasi portieri Oscar Ustari u përjashtua me karton të kuq në minutën e 38-të.
“Realiteti është se në rastin e Lionel Messit ne kemi menduar se ai po ngurron të ndërmarrë rreziqe për shëndetin e tij, por pasi ajo ndeshje u luajt me një lojtar më pak dhe duke marrë parasysh kohën që ai nuk kishte luajtur, ne menduam se ishte gjëja më e mirë ta ruajmë atë. Ne nuk deshëm të rrezikojmë”, ka thënë Mascherano.
Messi nuk është i lënduar, por ngarkesa e tij po menaxhohet me kujdes gjatë kësaj periudhe të ngarkuar me ndeshje për Inter Miamin./Telegrafi/