Liverpool mund të humbasë dy mesfushorë kryesorë, Jordan Henderson dhe Fabinho, pasi kërkohen nga klubet e Arabisë Saudite.
Ata kanë nevojë për një zëvendësim për ta, por raportohet se Reds nuk do të përpiqen të nënshkruajnë me Moises Caicedon.
Sipas The Telegraph, Liverpool beson se ‘treni ka ikur’ pasi reprezentuesi i Ekuadorit është në bisedime të avancuara për një lëvizje te Chelsea.
Megjithatë, një tifoz i Reds, i quajtur Corbally Red beson se arsyeja e vërtetë është mosgatishmëria e pronarëve të klubit për të shpenzuar para, me Brighton që thuhet se kërkon mbi 100 milionë euro për mesfushorin.
“Kjo është absolutisht e pakuptimtë. Vetëm një justifikim”, shkroi Corbally Red në Twitter në lidhje me vendimin e Reds për të mos ofertuar për Caicedon për shkak të Chelsea.
“Nëse Liverpooli do të përpiqej mjaftueshëm për këtë, ata ende mund ta arrinin atë. Kjo është një çështje thjesht parash, asgjë tjetër”.
Liverpooli e di se Chelsea është shumë afër transferimit të tij dhe një luftë ofertash do ta nxirrte fitues vetëm Brightonin, që synon ta fitojë sa më shumë nga kartoni i tij. /Telegrafi/