Site icon Telegrafi

Zbulohen vlerat e lojtarëve në Euro 2024 – Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse

Jude Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse në Euro 2024 sipas një studimi të ri, me Anglinë që ka ekipin më të shtrenjtë në këtë garë.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmundi verën e kaluar për shumën e 88.5 milionë eurove,  dhe është njëri prej kandidatëve kryesor për ta fituar Topin e Artë pas një kampanje fantastike për klubin dhe shtetin.

Ai shënoi 23 gola dhe bëri 12 asistime për ekipin e Carlo Ancelottit në të gjitha garat, duke përfshirë tri në Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin e fitoi për herë të parë në karrierë gjatë këtij muaji.

Si rezultat i formës së tij, vlera e Bellingham në treg është rritur tej mase. Sipas një raportimi nga Safebettingsites, ish-mesfushori i Birmingham Cityt, vlen 153 milionë euro.

Lexo po ashtu Top 20 klubet me më së shumti përfaqësues në Euro 2024 - Vendi i parë ndahet nga një angleze dhe një italiane

Në rast se kjo shifër është e saktë, atëherë reprezentuesi anglez vlen më shumë se sa gjashtë shtete pjesëmarrëse në Euro 2024 – Rumania (78 milionë euro), Shqipëria (95 milionë euro), Sllovenia (123 milionë euro), Sllovakia (133 milionë euro), Gjeorgjia (136 milionë euro) dhe Hungaria (140 milionë euro).

Siç u përmend më parë, Anglia gjithashtu ka ekipin më të shtrenjtë në Euro 2024. Në fakt, ekipi i Gareth Southgate vlen pesë herë më shumë se kundërshtari i tyre Serbia.

Lojtari i tyre më i shtrenjtë është Bellingham, ndërsa lojtari më pak i vlerësuar është Kieran Trippier i cili vlen rreth 8.5 milionë euro.

Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë me 153 milionë euro, e cila është vlera e njejtë që ka edhe bashkëlojtari i tij Jude Bellingham, ndërsa Olovier Giroud është lojtari me vlerën më të ulët (2.5 milionë euro).

Rafael Leao i Portugalisë është lojtari më i shtrenjtë (77 milionë euro) ndërsa pasi fitoi Ligën Premier me Man Cityn sezonin e kaluar, mesfushori i Spanjës, Rodri vlen 102 milionë euro.

Rumania në ndërkohë ka vlerën më të ulët në mesin e shteteve pjesëmarrëse në Euro 2024 – vetëm 78 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version